Merr vendin e Arbnor Mujës dhe 25 sekonda më vonë shënon gol, ky është lojtari që vendosi rekord në Belgjikë dhe mbërrin Romelu Lukakun

Arbnor Muja e nisi si titullar edhe ndeshjen e sotme të Antwerp kundër Club Brugge në transfertë. Ekipi i shqiptarit humbi me shifrat 2-1 dhe në minutën e 72, Muja doli nga fusha dhe i la vendin George Ilenikhena. Vetëm 25 sekonda i janë dashur këtij lojtari që të dërgojë topin në rrjetë, me prekjen e parë të topit.

Por ajo që është më interesante, është fakti se Ilenikhena është vetëm 17-vjeç. Me këtë gol të shënuar, ky futbollist bëhet futbollisti më i ri në historinë e Belgjikës që shënon në dy takime radhazi që pas Romelu Lukakut, që mban rekordin në 2010 teksa e arriti këtë rekord në moshën 16-vjeçare. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *