Pas afro 14 muaj nga vdekja tragjike e futbollist Emiliano Sala autoritetet kanë një përgjigje zyrtare se na se u shkaktua aksidenti. Në një hetim të detajuar është bërë e mbundur analizimi i çdo të dhëne të gjetur nën fundin e detit. Sipas raportit zyrtar aksidenti u shkaktua nga pakujdesia dhe mosinformimi i pilotit që shoqëronte Sala. Në të shkruhet se: “Aftësia e pilotit për të kontrolluar aeroplanin ndoshta ishte e dëmtuar nga efektet e helmimit me CO, por ai duket se kishte një nivel funksioni në një fazë të vonë të fluturimit”.
Një faktor tjetër negative ka qenë edhe mngesa e eksperiencës së pilotit për të tilla udhëtime. “Mungesa e trainimit të pilotit gjatë fluturimit të natës dhe praktika e fundit në fluturimin e instrumenteve ka të ngjarë të ketë rritur rrezikun e humbjes së kontrollit. Nuk ishte e mundur të përcaktohej sasia në të cilën secili faktor kontribuoi në ngjarje, por ka të ngjarë që humbja e kontrollit të bëhej dukshëm më shumë e mundshme nga probabiliteti që ndikohej nga helmimi me CO.”-shkruan raporti./Sport Ekspres/