“Menduam para kohe se u mbyll ndeshja“, Kapllani tregon problemin e Erzenit: Duhet të jemi më altruistë para portës

Erzeni dhe Kukësi e kanë mbyllur takimin e tyre në barazimin 1-1. Vendasit kaluan në avantazh në pjesën e parë falë golit të Ademit në minutën e 25. Ekipi i Hallacit kishte mundësinë e artë për të barazuar me Gjelbrim Taipin në minutën e 65. Penalltia e fituar nga Basha nuk u shfrytëzua nga kapiteni, i cili goditi shtyllën nga 11-metrat.

Kur pritej që Erzeni të fitonte, Kukësi e ndëshkoi. Për më tepër ishte Barbosa që arriti të shënonte pas një krosimi fantastik të Hasaj, pikërisht sulmuesi që nuk njihet për marrëdhënie të mirë me golin. Pas barazimit të ardhur në të 90, Kukësi kishte edhe një rast të mirë me Ndrecën në sekondat e fundit të lojës, por ky i fundit nuk e arriti dot topin për fare pak, që do të rezultonte fatal për Erzenin. Pas përfundimit të ndeshjes, protagonsitët kanë dhënë intervistat e tyre për mikrofonin e emisionit “Ti bo gol“ në “Oversport“.

Kapllani (Erzeni): “Ky është futbolli. Futbolli është lojë episodesh, lojë situatash. Ndoshta menduam përpara kohe që u mbyll ndeshja. Ishim me 5-6 lojtarë në zonë. Gabuam aty dhe rrezikuam goxha. Patëm një pjesë të parë të mirë. Pjesën e dytë e nisëm mirë. E kishim mundësinë të vd.isnim ndeshjen, të shkonim 2-0. Megjithatë jam i kënaqur nga skuadra. Dhanë gjithçka, por duhet të jemi pak më altruistë përpara portës për të shënuar. Patëm edhe disa momente që lojtarët sikur u rënduan fizikisht. Duhet pasur para sysh diçka, që vijmë pas disa ndeshjesh me të njëjtët lojtarë. Nuk kemi pasur mundësinë për rotacion“.

Hallaçi (Kukësi): “Sot nuk ka qenë nga ndeshjet tona më të mira. Nuk kemi bërë një pjesë të parë të mirë. Jemi munduar, por nuk ishte nga ato ndeshje që ne kemi zhvilluar. Kishim rastin e 11 metërshit. Është normale, është i vështirë 11 metërshi. Taipi është një nga lojtarët kryesorë. Kemi luajtur të gjithë futboll, mund të humbësh një 11 metërsh. Jam shumë i kënaqur me Xhonsonin. Mund ta kishim humbur ndeshje, kishte momente, por edhe mund ta kishim fituar. Kjo pikë do na vlejë, të shohim përpara tani. Kampionati është shumë i fortë, skuadrat nuk kanë shumë diferenca të mëdha, nga vendi i parë te i fundit. Duhet të jemi të kujdesshëm. Nuk do them që kemi mundësi për të shkuar shumë lart, por duhet të jemi të qetë, pasi skuadrat që janë poshtë janë shumë afër. Duhet të shkëputemi më shumë me skuadrat që kemi poshtë. Nuk do të flas më shumë për objektivin“./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online