“Mendon se të gjithë duhet t’i përkulen atij“, Ceferini sulmon ashpër Realin: Ankohej se luante me të vegjëlit

Aleksandër Ceferin ka sulmuar ashpër Realin e Madridit dhe presidentin e tij, Florentino Perezin. Presidenti i UEFA-s ka treguar arrogancën e spanjollit, i cili kërkon t’i përulen të gjithë atij. Ceferin është shprehur se e kuptoi menjëherë se Perezi kishte hedhur idenë e Superligës, që sipas tij dukej qesharake për mënyrën se si ishte projektuar.

“Shumë peshkaqenë notojnë në detin e futbollit. Kur dëgjova për herë të parë se formimi i Superligës ishte gati, e kuptova menjëherë se e kujt ishte ideja. Ai gjithmonë ankohej se klubi i tij luan kundër më të vegjëlve.

Ai duket se mendon se klubi i tij elitar është aq i rëndësishëm sa të gjithë duhet t’i përulen atij. Ky është Real Madridi dhe presidenti i tij Florentino Perez. Pashë orarin e Superligës, dukej qesharake, vetëm Reali dhe Juventusi luanin çdo javë”, ka deklaruar Aleksandër Ceferini./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online