Kastrioti po vijon rrugën drejt objektivit të tyre për këtë sezon, atë të ngjitjes në Superiore. Aktualisht udhëheqin grupin A të Kategorisë së Parë, ndërsa kanë një diferencë prej 8 pikësh me ndjekësit e Besëlidhjes. Ndërkohë objektivat për në elitë kanë sjellë edhe investime serioze në klubin krutan.
Kështu Kastrioti njofton nëpërmjet faqes zyrtare në “Instagram” nisjen nga puna për rikonstruksionin e rrënjësishëm të stadiumit të tij. Një investim që do të bëjë të mundur zgjerimin e tribunës kryesore, dhoma të reja zhveshjesh, sallë konferencash si dhe sector të ri për mediat. Gjithashtu futbollistët krutanë do të kenë mundësi të luajnë në një tapet të ri, ndërsa të gjitha tribunat e stadium do të mbushen me stola. Një investim ky që do i mundësojë kushte më të mira si lojtarëve ashtu edhe tifozëve në shkallët e stadiumit./Sport Ekspres/