Menaxheri vë kushte ndaj Napolit: Hysaj ka qënë më i miri për tre vite, largohemi në janar

“Nëse nuk luan sot dhe deri në fund të muajt, ikim”, e nis kështu presionin ndaj drejtuesve të Napolit menaxheri i Elseid Hysaj. Ardhja e Anchelotit u duk si shpëtim nga stoli për mbrojtësin e kombëtares kuqezi por sërish në të njejtat kushte. Pak nga pak Hysaj filloj të humbas terren duke u lënë vendin Mario Rui, Di Lorenzo, apo herë pas here edhe Malciut.

Në këto kushte menaxheri i tij, Giufredi ka nisur “kërcënimet” ndaj napoletanëve. Në syrin e tij Hysaj është përdorur pak duke mos i lënë mundësi të shfaq të njejtën performancë që pati në fillimet e vet ate Napoli. Në një intervistë për mediat napoletane menaxheri shpreson në idetë e Gattuzos në rast se drejtuesit e klubit nuk duan që në janar të jenë me një mbrojtës më pak.

“Hysaj? Kam biseduar me presidentin dhe Giuntoli për situatën e Hysaj. Këtë vit ishte e papritur që Hysaj të luante aq pak. E kuptoj Mario Rui, e kuptoj Di Lorenzo, por shumë herë Ancelotti gjithashtu mund të përfitonte nga shërbimet e Hysaj. Shpresoj që Gattuso mund t’i japë më shumë hapësirë ??dhe ta shtyjë të qëndrojë. Nëse nga tani deri në Janar do të jemi të vetëdijshëm se hapësira do të jetë ajo që ishte deri tani, do të ikim.

Nëse nga ana tjetër ai luan ne do të mbetemi dhe do të përpiqemi të japim kontributin e tij deri në qershor. Para se të transferoja Di Lorenzo, e thirra dhe Hysaj, i kërkova leje, ai më tha që ishte dakord. Dhe në fund nuk u largua. Fillova të bëj një arsyetim me kompaninë, e cila nuk duhet të mbahet nëse nuk luan, gjithashtu nga një këndvështrim ekonomik pasi në verë do të skadojë kontrata. Për tre vjet Hysaj ishte qendërmbrojtësi më i mirë italian ”, ka dhënë menaxheri i Hysaj./Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online