Menaxheri tregon situatën te Partizani: Pa lejen e Ramës nuk afrohet askush, ende konflikte me Gegën

Menaxheri i njohur shqiptar, Andi Matraxhiu, ka folur për “Ora Sport” sa i përket situatës së Partizanit. Teksa flitej për trajnerin e ri që ka mbërritur tek të kuqtë, është prekur edhe tema e Skënder Gegës. Sipas Matraxhiut kishte ende disa konflikte në klub që nuk ishin sheshuar, për të mbërritur në këtë përfundim.

“Trajneri Gega ka disa konflikte në klub që nuk janë sheshuar ende. Rikthimi i tij duhet të pajtohet pak a shumë me ato që kanë pasur përplasje me ta. Sormani është rikthyer tashmë dhe mund të largohet nëse do të pësojë një rrëshkitje këmbë. Unë nuk jam në fakt për rikthimet. Sormani erdhi falë kërkesës së presidentit, Gaz Demi. Te Partizani, pa aprovimin e drejtorit, Rama nuk afrohet askush. Ndërkohë, pas Ramës është një koleg i imi dhe i sugjeron emrat e lojtarëve që duhet të blihen. Emri i parë që i ka ardhur në mend Partizanit është Gega. Nuk e di se kush e solli Sormanin,” tha Matraxhiu. /Sport Ekspres/