Menaxheri i Bejl i hap sytë Realit: Nderi juaj që e keni në ekip, histori qesharake spanjolle

Gareth Bale vazhdon me historitë e përplasjes te Reali i Madridit, atje ku tifozët spanjollë nuk po i japin ngrohtësi, por shumë vërshëllima. Mes shumë kritikave që vijnë nga Spanja, madje edhe për gjuhën e folur, ka reaguar edhe menaxheri Jonathan Barnet.

Ky i fundit nuk ngurron të shprehet se për Realin e Madridit është një fat i madh që ka në skuadër një sulmues si Gareth Bale, madje me të në fushë, ka më shumë gjasa për të fituar.

“Realisht është e vështirë të kuptohet se pse tifozët nisen nga ajo që shkruhet në media. Në Spanjë thuhet se Bejl duhet të flas gjuhën e tyre. Ai në fakt e flet mirë spanjishten. Këto janë histori qesharake dhe ndryshe flasin ata njerëz që nuk e kanë takuar kurrë. Bejl ishte dhe pranë një aventurë në Kinë, por gjithçka ndryshoi në fund. Gjithsesi, nuk ka kërkuar kurrë të largohet. Statistikat nuk gënjejnë se Reali me të në fushë ka më shumë gjasa që të fitojë. Prandaj Zidan të jetë i lumtur për të. Është një nder dhe fat i madh që e kanë në skuadër”, tha Barnet. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online