MekGregor shkallon, arrestohet pas sulmit ndaj një autobusi

Ylli i UFC dhe arteve parciale mikse, ish-kampion bote, Konor MekGregor, ka shkaktuar kaos në Nju Jork, pasi ka sulmuar një autobus, duke plagosur dy sportistë.

Irlandezi 29-vjeçar, së bashku me miqtë e tij, ka sulmuar një autobus, duke thyer edhe një xham që plagosi dy persona, ndërsa më pas është dorëzuar në polici, pas urdhërarrestit lëshuar për të.

Në Nju Jork ishin në plan tre ndeshje të mëdha, ku do të akordohej edhe titulli i ri, sepse MekGregor nuk lufton prej dy vitesh dhe i është hequr titulli i peshës 70 kg, pasi nuk e kishte mbrojtur kurrë dhe presidenti i UFC Dana Uajt ka vendosur këtë javë që të zhveshë MekGregor nga titujt që mban.

Tashmë MekGregor është i arrestuar dhe duhet të përballet me 4 akuza, për sulm dhe sjellje kriminale, ndërsa për herë të fundit në ring është ngjitur për ndeshjen e boksit kundër Flojd Mejuedhër, në 26 gusht 2017. Në atë ndeshje MekGregor fitoi aq shumë para, saqë nuk ka më nevojë që të dalë në ring.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *