Rio Ferdiand ka mbrojtur Kristiano Ronaldon pas kalimit në Arabinë Saudite. Shumë e kanë kritikuar portugezin dhe e quajnë si një mbyllje të turpshme të karrierës, por Ferdinand nuk i qëndron të njëjtës ide.
“Mediat janë të turpshme. Kur Rooney, Beckham, Lampard dhe Gerrard shkuan në Amerikë, ata thanë se ishte një mënyrë e shkëlqyer për t’i dhënë fund karrierës së tyre, për të fituar shumë para në një kampionat që nuk është aq konkurrues dhe që ata e meritonin. Kjo është gjithçka që kam lexuar në media, por kur Cristiano Ronaldo vendosi ta bënte këtë, u bë një turp dhe një fatkeqësi, e gjitha sepse ai shkoi në Arabinë Saudite…
Më vjen mirë që është më në fund i lumtur, pavarësisht nivelit të tij, lumturia dhe të qenit i kënaqur në mjedisin ku luajmë është një nga gjërat më të rëndësishme. Ai nuk ka qenë i lumtur për një kohë të gjatë, kështu që jam i kënaqur që do ta gjejë sërish atë lumturi.
Kam parë njerëz që komentojnë dhe disa ekspertë thonë se ishte një mënyrë e trishtueshme për Ronaldon që t’i jepte fund karrierës së tij. I vetmi trishtim është se si përfundoi te Manchester United.
Mendoj se në retrospektivë, pas disa vitesh do të shikojë prapa dhe do të ndiejë se mund të ishte trajtuar ndryshe. Por ky kapitull tjetër, duke shkuar në Arabinë Saudite, çfarë mënyre e trishtuar për të përfunduar karrierën tuaj? Nuk e kuptoj si mund ta thonë njerëzit këtë?
Të gjithë lojtarët e tjerë të mëdhenj që shkuan në një ligë më pak konkurruese për t’i dhënë fund karrierës, e merituan. Dhe asnjë njeri në planet nuk e ka fituar të drejtën për ta bërë këtë më shumë se Cristiano”, tha Ferdinand. /Sport Ekspres/