Media e bën trajner të Napolit, Reja sqaron të vërtetën: Në stadium vetëm për një arsye

Prezenca e Edi Rejas në stadium në ndeshjen e ditës së djeshme ndaj Udinezes si dhe në ndeshjen e ardhshme në Champions League ka bërë që mediat të përflasin për një rikthim të trajnerit në krye të pankinës së Napolit. Nën drejtimin e Ancelottit napoletanët nuk po bindin këtë sezon dhe një ndryshin në stolin e ekipit ndoshta mund të sillte një ndryshim.

Por është trajneri i Kombëtares shqiptare që i ka hedhur poshtë këto zëra, duke u shprehur se arsyeja e vetme përse ai do të jetë i pranishëm në “San Paolo” në mesjavë, është për të vlerësuar Marek Hamsik.

“Nuk kam pasur asnjë kontakt me Napolin. Është një rast i veçantë, siç e shihni, dhe meqë ra fjala dje isha në stadium. Jam i vindur se Ancelotti do të dijë t’ia dalë falë njohurive të tij dhe eksperiencës. Do të jem të martën në “San Paolo” për të përshëndetur Hamsik”, ka deklaruar Edi Reja./Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online