Trajneri i Israelit, Brumer, ka dalë në konferencën për shtyp para ndeshjes me Shqipërinë. Tekniku ka pasur vlerësimet më të mira për kuqezinjtë. Sipas tij, ndeshje të tilla dhe kaq të forta i shërbejnë shumë Kombëtares së Israelit për të treguar më të mirën nga vetja.
“Kishim disa ditë për t’u përgatitur pas ndeshjes me Islandën. Nuk do të justifikohemi me problemin që kishim me avionin që na solli në Shqipëri. Kemi bërë stërvitje të mirë në mëngjes. Formacioni? Ka ende gjëra për t’u mbyllur, në stërvitjen e fundit do të vendoset. Shqipëria është një ekip i fortë, në shtëpi të sjell shumë probleme.
Në fushë do të na pres një ndeshje e vështirë. Është një ekip i fortë që ndodhet në periudhë të mirë. Mua më vjen mirë që do të luajmë ndaj Shqipërisë sepse rivalët e fortë na bëjnë të japim më shumë nga vetja. E respektoj rivalin, por shoh nga vetja dhe them se do të bëjmë shumë”, tha trajneri i Israelit. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/