“Më vjen keq që ika“, Mehmeti flet për largimin nga Partizani: Bëra një punë të mirë, kisha marrë dhe objektivat nga klubi

Dritan Mehmeti u shkarkua nga detyra e trajnerit në fillim të këtij sezoni. Largimi erdhi i paprituar, pasi Mehmeti vinte nga një sezon mjaft i mirë, ku e mori Partizanin në krizë dhe e dërgoi në kualifikueset e Ligës së Konferencës. I ftuar në studion e “Ora Sport“ në “Ora TV“, ish-trajneri i të kuqve pranon se ndjen keqardhje për largimin pas një pune të mirë të bërë në krye të pankinës.

“Patjetër që më vjen keq. Por puna e trajnerit është me valixhe në dorë. Më vjen keq që ika, sepse bëra një punë të mirë. Isha i gatshëm që të vazhdoja kampionatin. Kisha marrë një objektiv që kishim rënë parimisht dakord me drejtuesit”, ka thënë Dritan Mehmeti./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *