Me tre gishtat dhe “flamuri serb të valojë nga Prizreni”! Festa e Serbisë pas kualifikimit në Botëror, nuk i shpëton “sëmundjes” as Vlahovic

“Flamuri serb të valojë nga Prizreni në Rumija”. Ky ishte mbishkrimi në fanellat e lojtarëve të Serbisë që janë shpalosur menjëherë pas kualifikimit të arritur ndaj Portugalisë, atje ku kanë fituar në minutat e fundit. Pas këtij triumfi, ballkanasit kanë marrë vendin e parë në grup dhe kanë komplikuar situatën e Kristiano Ronaldos.

Ashtu siç edhe pritej, vazhdon “sëmundja” e serbëve për Kosovën. Festimi i tyre në fushën e blertë dhe në dhomat e zhveshjes ka qenë me tre gishta dhe me hartën e Serbisë që e përfshin edhe Kosovën në të. Këtyre veprimi nuk i ka shpëtuar as Vlahovic, sulmuesi që ka gjithë vëmendjen në Serinë A, që zgjedh të rrezikojë së tepërmi edhe me një dënim të mundshëm. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *