Hansi Flick është duke e rikthyer Barcelonën në kohët e arta. Megjithatë herë pas here katalansit bëjnë edhe ndonjë gabim të madh.
Siç ndodhi dje teksa shpërdoruan avantazhin 4-2 ndaj Atletiko Madrid. Hansi Flick nisi pushimin e lojtarëve duke e menduar ndeshjen të mbyllur dhe miqtë barazuan në fund, 4-4.
Por mënyra sesi Atletiko barazoi me Sorloth në fund, ishte qesharake për katalanasit. Në minutën e fundit, Barcelona tentoi kurthin për miqtë. Një top që do të vinte pas shpine të katalanasve dhe të gjithë mbrojtësit në një vijë u munduan të shtynin para, për të nxjerrë në pozicion jashtë loje lojtarin e Atletikos.
Por Kounde ishte shumë i ngathët dhe kurthi ra në krahun e Barcelonës. Atletiko shënoi në atë aksion, ndërsa kjo grackë që rezultoi brilante ndaj Real Madrid duke nxjerrë 8 herë në pozicion jashtë loje Mbappe, dështoi ndaj Atletikos. Eksperimente të tilla janë shumë të rrezikshme në minutën e fundit. /Sport Ekspres/