Anglia i kthen në mendje kujtime të forta Blendi Nallbanit, i cili vetëm 17 vjeç pati fatin e madh të mbrojte portën e Kombëtares kuqezi në një stadium mitik si “Uembli”. Ish-portieri shqiptar vendosi rekord si gardiani më i ri që ka luajtur në këtë impiant. Në një rrëfim për mikrofonin e “Report TV”, Nallbani tregon shumë sa i përket asaj ndeshje aq të rëndësishme në karrierën e tij. Nga pyetjet me nota humori të gazetarëve anglezë e deri te takimi me një portier si Shilton, ish-gardiani i Shqipërisë kujton edhe njëherë se çfarë ndodhi në 1989-n në Londër.
Pyetjet e gazetareve: “Bënin pyetje ata jo sa vjeç je? A ke shkuar në shkollë? A ke bërë detyrat? Domethënë kishin humor anglez. Unë i jepja përgjigjje sipas mënyrës timë dhe doktorrri (që ishte edhe përklthyer) i fuste nga një llustër.”
Mbështetja e tifozëve nga Kosova: “Sa kemi zbritur po na prisnin një grup tifozësh nga Kosova, emigrant, me flamuj. Këto të sigurimit na thonin mos I përshëndesni, mos u afroni, ndërkohë këto po na prisnin. Kjo na krijoi emocione, por edhe frikë, pasi sigurimi nuk na lejonte asnjë lloj kontakti.”
Shkëmbimi i fanellës me Shilton: “Unë e hoqa bluzën time se kisha dëshirë ta shkëmbeja me të tijën. E dija çfarë më priste në Shqipëri, sepse duhet të paguaja nja 2.500 lekë, por Shilton nuk më la. Hajde tha se je i vogël ti se ta jap unë. Madje më mori përkrahu dhe më mori te dhoma e tij”, ka thënë ndër të tjera Blendi Nallbani./Halit Delibashi-Sport Ekspres/