Me plis në kokë dhe duke valëvitur flamurin shqiptar, golashënuesi më i mirë i Finlandës feston në dasmën e motrës së tij

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Timu Puki ka qenë i pranishëm në Kosovë në dasmën e motrës së tij, e cila ka lidhur martesë me një bashkëshort shqiptar. Golashënuesi më i mirë në historinë e Kombëtares së Finlandës ka festuar ditën e veçantë të motrës së tij sipas zakoneve shqiptare.

Lojtari i Noruiçit ka mbajtur një plis në kokë si dhe ka valëvitur flamurin shqiptar gjatë dasmës. Puki gjithashtu ka kërcyer vallet tona tradicionale. Shqiptarët nuk janë të panjohur për të, teksa sezonin e shkuar ishte shok skuadre me Milot Rashicën./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *