Taulant Seferi është një prej lojtarëve të pakët që asnjëherë nuk e ka vendosur në diskutim zgjedhjen e tij, pavarësisht se ka pasur edhe alternativë tjetër sa i përket Kombëtares. Te Maqedonia e Veriut do të luante me të gjitha grupmoshat e saj, ndërsa gjithashtu do të merrte pjesë në dy miqësore me ekipin e parë.
Atje do të thyente edhe rekordin me ekipin e parë që mbahej nga Goran Pandev, pasi u grumbulluar kur ishte vetëm 17-vjeç e 3 muaj. Pavarësisht të gjitha vlerësimeve që i ka bërë Maqedonia për ta pasur dhe mbajtur afër, Seferi ndihej shqiptar. Në intervistën e fundit të dhënë për “TVM2”, sulmuesi do të shprehej:
“Unë kam nënshkruar kontratë të re me Young Boysin dhe synimi im është që të rikthehem atje, pasi është klub me shumë cilësi dhe kampione e Zvicrës. Kam pasur një dëmtim të gjatë që nuk më ka lënë që të shprehem. Huazimi te Ëinterthuri më ndihmoi pasi atje kam arritur të shënoja shumë gola. Kam disa interesime dhe oferta, por menaxheri nuk m’i thotë. Prandaj jam i fokusuar vetëm te Xamax tani. Mua më pëlqen shumë Bundesliga dhe mendoj se do e gjeja veten shpejt atje. Gjithmonë kam dashur Kombëtaren e Shqipërisë, është ëndërr e bërë realitet dhe tani dua të vazhdoj që të bind dhe të jem pjesë e saj. Kush fiton mes Maqedonisë dhe Kosovë? Kam shumë shokë nga të dyja krahët, të fitojë më i miri”, ka thënë Seferi. /Sport Ekspres/