Më parë e shihnin me emblemën e Elbasanit, në Itali gjejnë drogën me…Juventusin!

Përpara disa muajsh ka ardhur lajmi nga Brazili, ku 617 kg kokainë janë kapur me logon e ekipit shqiptar të Elbasanit dhe janë sekuestruar nga policia vendase. Një ngjarje kjo që do të bënte bujë dhe do të sillte edhe reagimin e vetë presidentit të klubit, Arben Laze, i cili u shpreh se do të ngrinte padi për prishje të imazhit të klubit dhe se nuk kishte të bënte me sasinë e drogës.

Ndërkohë një tjetër rast është rregjistruar në Itali, por këtë herë ndryshon stema. Policia italiane ka sekuestruar në Milano një sasi droge, e cila kishte një të veçantë. Ajo ishte paketua me simbolinë e klubit të Juventusit. Sipas raporteve të para, përgjegjësi i këtyre veprave ilegale ishte mbështetës i klubit të bardhezinjve dhe e kishte mbështjellë drogën për t’i dhënë më shumë vlerë asaj që po hidhte në treg. Gjatë kohës së marrjes në pyetje, burri në fjalë nuk ka dhënë asnjë sqarim në lidhje me origjinën apo detaj më tepër për transposrtimin e sasisë që zotëronte, ndërsa materiali i fshehur në bagazhin e makinës së tij tip Golf është kapur nga policia. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *