Disa persona janë të lindur për të fituar dhe një i tillë është Antonio Conte. Trajneri italian ka fituar 5 trofe (4 me Juventusin dhe 1 me Chelsean) dhe ditën e sotme ishte shumë pranë të 6-tit. Interi shkoi në finale falë grintës së pazakontë që ka ky njeri dhe dëshirën e madhe për të fitues nga çdo kompeticion, megjithatë gabimet individuale të lojtarëve nuk janë aspak faji i trajnerit, pasi Romelu Lukaku kishte mundësinë për ta dërguar ndeshjen në 2-3 në një rast vetëm për vetëm me portierin, por nuk arriti të shënonte.
Ky ishte një sezon i gjatë dhe i vështirë për Interin, pasi pas daljes nga karantina ekipi italian u detyrua të luante çdo tre ditë, çka sillte një lodhje të pashmangshme tek lojtarët. Këtë e ka pranuar edhe Conte, i cili dëshiron me patjetër të pushojë dhe më pas së bashku me skuadrën të analizojnë fillimin e sezonit të ri. Megjithatë trajneri italian nuk e mohoi një largim nga zikaltërit.
“Tani do të marim 2 ose 3 ditë pushim. Pasi ta kemi mendjen e qetë do të ritakohemi përsëri me skuadrën dhe kështu është e duhura. Ne do të ekzaminojmë sezonin që kaloi, çdo gjë. Më pas në mënyrën më qetë do të planifikojmë të ardhmen e Interit, me ose pa mua. Do të takohem me drejtuesit e klubit javën tjetër dhe do të vendos atje të ardhmen time. Nuk jam i sigurt nëse do ta drejtoj sërish Interin në sezonin tjetër”- u shpreh Conte. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/