“Me një gur, vriten dy zogj”/ Fjalët për Shaqirin, Xhakën e bëjnë kapiten “të përjetshëm”

Si mund të vriten me një gur, dy zogj? Shembullin e jep Granit Xhaka te Zvicra. Faktikisht, shumë polemika kishte edhe në rastin kur mesfushori i Arsenalit mori shiritin te helvetët. Tifozët kërkon hapur që kapiten të kishin një futbollist që kishte lindur në atë vend dhe jo një të ardhur.

Kjo ishte mendësia e shumicës, pavarësisht se Xhaka është lojtari që dallon më shumë te Zvicra. Për të dalë te rasti i Xherdan Shaqirit, ku justifikimi i refuzimit të ftesës sepse duhej të stërvitej te Liverpuli, ishte shumë fëmijnor.

Diçka fshihej pas dhe në Zvicër u zbulua se ishte arsyeja e shiritit të kapitenit. Granit Xhaka nuk do e mohonte fillimisht, por as nuk dha më shumë fjalë rreth këtij rasti. Ndërsa pas ndeshjes së djeshme, nuk priti më shumë: “Nëse kjo është arsyeja, atëherë unë jam gati ta lë shiritin dhe ta marri Shaqiri. Duhet të ulemi bashkë në tryezë sepse jemi të rritur. Unë dhe ai”, kështu do të shprehej Granit Xhaka.

Por një deklaratë e tillë, i ka rritur në maksimum pikët dhe dashurinë për këtë të fundit te helvetët. “Blick” ka bërë një sondazh nëse Xhaka duhet t’ia lërë shiritin e kapitenit Shaqirit dhe rezultatet nuk kanë nevojë të shihen saktë: “JO e pastër”.

Pra, nga e gjitha kjo që ndodhi, Granit Xhaka do të mbahet mendi si lojtari që sakrifikoi edhe shiritin e kapitenit, vetëm për të mirën e Zvicrës. Megjithëse ky gjest, e bën atë si kapiten të përjetshëm. Ndërsa sa i përket Shaqirit, mund të ketë edhe një fund më të tmerrshëm se Valon Behrami, që u largua nga Kombëtarja me një telefonatë prej 1 minutë e gjysmë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *