“Me në krye Pashk Laskën”/ Domgjoni ikën me falenderimeve, ja sa përfitoi Laçi nga shitja në Turqi

David Domgjoni është transferuar te ekipi i Menemesporit në Turqi, falë menaxherit të tij Rrahman Kice. I njëjti person që ka nën menaxhim edhe Gentian Selmanin, me portierin që këtë rrugë e kishte bërë më herët.

Por sa ka përfituar ekipi i Laçit nga ky transferim? Bëhet fjalë për 50 mijë euro, që kanë shkuar në arkën e klubit kurbinas. Ndërkohë Domgjoni është larguar mes falenderimeve nga skuadra e Superiores, për ta nisur që me presidentin Pashk Laska.

“Jam shumë i lumtur që bëhem pjesë e klubit Menemenspor. Shpresoj që besimin e dhënë nga klubi ta shpërblej, duke bërë maksimumin për të arritur objektivat. Faleminderit shumë ekipit të KF Laçi, me në krye presidentin Pashk Laska, trajnerëve me të cilët kam punuar dhe kam mësuar shumë gjëra”, shkruan Domgjoni. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *