“Më ndihmuan shqiptarët e Tiranës dhe Vushtrisë”, flet turku që hyri me flamurin e Shqipërisë për të përqafuar Benzeman: I treguam botës flamurin më të bukur

Në mbrëmjen e djeshme një tifoz ka hyrë për të ndërprerë në shtesën e parë, gjysmëfinalen mes Realit të Madridit dhe Manchester City. Me flamurin shqiptar në duar, turku Gokhan ka hyrë për të përqafuan Benzeman. Ai mbante në shpinë edhe “Gimi Event”, që i përket miqëve të tij të ngushtë, shqiptarë.

Në një prononcim për “Demokracia.com”, Gokhan është shprehur: “Ishte e planifikuar çdo gjë, takova yllin e Realit, Benzema dhe ëndrra mu plotësua. Shokët e mi që organizuan çdo gjë janë shqiptarë nga Tirana dhe Vushtria. Ne donimi t’i tregonim botës se kush është flamuri më i bukur në botë”, tha Gokhan. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *