“Më motivuan golat e Mbapes”, flet djaloshi magjik i Dortmundit: Reali? Gjithmonë mirë kur të duan

Dortmundi mposhti 2-3 Sevijën, duke bërë një hap të madh drejt kualifikimit drejt kualifikimit për në fazën çerekfinale të Uefa Champions League. Kryefjala e kësaj sfide ishte padyshim Erlin Haland, i cili u rikthye përsëri tek golat. Me dopietën e shënuar prej tij, Dortmundi arriti të fitonte sfidën, por Haland vendosi përsëri të bëntë spektakël në prononcimin për mediat.

Ai u shpreh se motivimi i erdhi pikërisht nga Mbape, i cili shënoi tripletë ndaj Barcelonës. Gjithashtu norvegjezi shprehu gëzimin e interesimit të Realit të Madridit, duke vërtetuar sado pak zërat e fundit për largimin e tij nga Dortmundi. “Pashë golat e Kilian Mbape dhe kjo më motivoi shumë që  të shënoja sot. Real Madridi dhe tifozët më duan mua? Është gjithmonë mirë, kur dikush të do ty”- u shpreh Haland. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *