Milani ka krijuar varësi të madhe nga Zlatan Ibrahimoviç ndërsa me mungesën e sulmuesit suedez në fushë po vijnë edhe rezultatet negative. Pavarësisht moshës së madhe, Ibrahimoviç vazhdon që të ruajë formën e tij më të mirë dhe rëndësinë jetike për ekipin. Së fundmi ishte Kevin Prince Boateng që ka treguar Ibrahimoviç, për t’u kthyer disi pas me kujtimet në kohën që ishin pjesë së bashku te Milani.
“Kur kam hyrë në dhomën e zhveshjes te Milani ishin të gjithë kampion. Unë gjithmonë kam pasur një marrëdhënie të mirë me Ibrahimoviç. Ishte profesionist shembullor dhe më ka mësuar kaq shumë gjëra. Shkonte gjithmonë në palestër dhe binte në gjumë herët. Kishte vendosmëri të madhe dhe dëshirë të jashtëzakonshme për të fituar. E ka ende. Kur humbte në stërvitje ishte më mirë që të mos flisje fare me të për dy ditë”, u shpreh Boateng, duke treguar sekretin e njeriut që di të jetë vetëm fitues falë këtij karakteri. /Sport Ekspres/