“Më lejoni të qesh pak”, Shaland jep spektakël në konferencë: Kemi një ekip që luan futboll, dhe një tjetër që do ndjeki topin

Kosova do të luajë nesër mbrëma ndeshjen e saj më të vështirë në grup. Përballë tyre në “Fadil Vokrri” do të jetë Spanja, çka e bën këtë sfidë një mision deri diku të pamundur për dardanët. Nivelin e lartë e nxjerr në pah vetë Shaland, i cili jep spektakël në konferencën për shtyp. Trajneri zviceran bën humor në deklaratën e tij, teksa e quan të padrejtë faktin se duhet të kenë iberikët në grup, kjo pasi është një ekip “egoist” që e mban topin vetëm për vete dhe nuk i jep mundësinë kundërshtarit që të luajë me të.

“Me Spanjën është një ndeshje e veçantë. Me ta është një ndeshje shumë e vështirë. Mund të kërkoj nga FIFA që të mos kemi Spanjën në grup. Nuk është fair-play. Është ekip egoist. Ata e kanë topin, e mbajnë topin dhe nuk e lënë kurrë. Është e vështirë për ekipin tjetër. Më lejoni të qesh pak. Është një ndeshje shumë, shumë e vështirë. Spanja është më e mira në botë. Kemi një ekip që luan futboll, përdor këmbët për të luajtur me topin dhe një ekip tjetër që do të përdorë këmbët për të ndjekur topin”, ka thënë me humor Bernard Shaland./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *