“Më kontrolloi doktor Pipero, nuk kam vdekur ende”! Topi i futbollit refuzon Rilindjen dhe e mbajnë me zor në intubim

Nga Klaudio Ndreca

“Jam ende gjallë dhe kam shumë për të thënë. Në fakt, më shumë se kurrë më parë. Asnjëherë nuk e kisha provuar ndjesinë që të qendroja kaq gjatë pa bërë punën time. E di, për shumëkënd këtu jam vetëm një sferë që rrotullohet dhe që jap disa pikë që si hyjnë as dreqit në punë, bëj vetëm shifra në renditje. E di, për shumëkënd këtu shihem si një gjë kalimtare, që vetëm mund të plotësojë tekat tuaja, gjithmonë kur dëshironi ju që unë të rrotullohem.

Por e dini se çfarë? Në djall le të vejë, edhe unë dua të emigrojë, dua të iki larg Shqipërisë. Dua të iki atje ku më shohin si një industri të fuqishme, të dytën më të madhe në vend, pa të cilin shteti nuk bën dot. Dua të iki atje ku gjithmonë më vlerësojnë e ku njerëzit, nuk mund të jetojnë dot pa mua.

Sepse për ju, jam vetëm një…top! Nuk më shkelmoni dot sipas dëshirës tuaj, pasi në fund harkun e trajektoren e vendos unë sesi e jap. Besoni se mundet të keni gjithçka në kontroll? Sa gabim! Një erë e fortë mua më prish gjithë planet, ndërsa juve një mikrob i padukshëm iu gjunjëzoi të gjithëve. Pra të dy jemi shumë të vegjël para natyrës së madhe. Nuk mundet që të kujtoheni për mua vetëm atëherë kur ju dëshironi, kur është momenti i përfitimit, që të tjerët të shohin gjoja sesa shumë më doni mua.

E di? Tani gjendem i shtrirë këtu në një spital, teksa me zor më kanë vendosur pajisjet e intubimit. Pra më thonë se jam në gjendje të rëndë dhe më deklarojnë të vdekur, jashtë loje. Por unë iu dëgjoj shumë mirë, gjithçka jeni duke thënë. E tani që po e mendoj, edhe mua më është rënduar frymëmarrja në këto kohë.

Por unë nuk kam vdekur, përkundrazi, jam ende gjallë. Më kontrolloi edhe doktor Pipero, por më tha se më mbanin më kot këtu. E dija edhe më parë në fakt, por askush nuk më dëgjonte. Madje doktor Pipero më tha se nuk jam fare i infektuar, më kishin ngatërruar me ca të tjerë, makineri dhe kompjutera zyre. E dini vetë ju, atje ku qendrojnë shumë veta dhe në pak hapësirë, por ne nuk flasim dot.

Doktori më tha se duhet të spërkatem pak me dizifenktues dhe se isha gati për t’u kthyer në punën time, por ky është vetëm mendimi im si specialist më tha, pasi për të nxjerrë nga spitali, vendosin të tjerët. Por më kot, atyre nuk i’u intereson që unë të dalë nga ky dreq spitali ku më kanë futur padrejtësisht. Pyes veten se çfarë i kam bërë vallë, kur unë i sjellë vetëm të mira? Eh kjo Shqipëria, e pajetueshme edhe për një top si mua, gjithë ankesa mbeta. Më thonë që ti duhet të vdesësh që të të Rilindim ne.

Por kjo është një gjë e shenjtë, nuk e bën të mundur dot asnjë tokësor, e për më tepër…ata! E di që kjo është një tjetër dredhi që unë t’i jap fund dhe të mos përshkruajë më barin e gjelbërt në atë hapësirë të madhe dhe ku tifozët gëzojnë, qajnë dhe qeshin kur unë lëviz me shpejtësi të madhe në fushë dhe futem te ajo shtëpia me shtylla dhe rrjetë.

I shoh edhe atëherë me bishtin e syrit dhe lumturohem po aq sa ata, mezi pres që të më rikthejnë prapë në mesin e fushës, e për t’ia nisur prapë nga para. Shumë kujtime po më sillen ndërmend në këto momente, ndoshta janë halushinacionet e narkozës që më kanë bërë. Por unë do të kthehem prapë, duke mos u dorëzuar dhe vdekur kurrë, sepse Rilindja i përket të shenjtëve, jo tokësorëve, aq më pak, ata…”

(Kur topi i futbollit flet për herë të parë nga spitali infektiv)

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online