“Më kë do luajë ekipi sot?”! James Rodriguez shkatërron karrierën e futbollit dhe habiti, shihet mes femrave dhe cigareve

James Rodriguez, të gjithë e njohin futbollistin që shpërtheu në Botërorin e Brazilit. Madje për shumëkënd ishte edhe si “10” më i mirë. Por tanimë kolumbiani të jep më shumë përshtypjen e një ish-futbollisti që e ka mbyllur punën me karrierën e tij.

Aktualisht si pjesë e Evertonit, megjithëse vetëm sa për emër. “Unë nuk do të luaj këtë fundjavë, nuk e di më kë do luaj Evertoni. A mund të më thoni se më kë do të luajmë”, do të shprehej Rodriguez në muajin gusht duke tronditur gjithë opinionin publik. Futbollisti 30-vjeçar që fiton 12 milionë euro në sezon nuk kishte idenë më të vogël mbi kundërshtarin që do të përballej skuadra e tij.

Ndërkohë aktualisht Rodriguez po shijon pushimet në Ibiza. Shfrenimet vazhdojnë për “lojtarin e dëmtuar” që shijon luksin mes femrave të shumta në krahë dhe njëkohësisht duke konsumuar cigare në jahtin e shtrenjtë. Rodriguez do të kthehet në Angli në këtë javë dhe me siguri ka shumë për të shpjeguar pas fotografive të skandalit nga “The Sun”. /Sport Ekpres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *