“Më ka pëlqyer shumë dëshira e lojtarëve”! Trajneri i ri i Shqipërisë është entuziast: Dua të kem ekip që mban topin

Shqipëria do të përballet nesër ndaj Izraelit. Kjo është një ndeshje miqësore, por interesi është i madh pasi do të jetë takimi i parë nën drejtimin e trajnerit të ri, Maran. Ky i fundit ka dalë në konferencën për shtyp duke thënë se i pëlqen që të ketë një ekip që të mbajë topin, ta qarkullojë atë dhe se i ka bërë përshtypje motivimi i madh i lojtarëve.

“Sigurisht që siç e kam thënë, ajo çfarë është në fokus, është që të jemi një Shqipëri që kërkon të bëjë ndeshjen më të mirë. Me kaq pak kohë, ka qenë e vështirë për të bërë gjithçka që kemi përgatitur dhe ajo që do të dalë në fushë. Por më ka pëlqyer shumë dëshira dhe motivimi i lojtarëve. Është një skuadër e motivuar, të shohim si do të jetë kjo në fushë. Izraeli nuk është i lehtë, detyron kundërshtarin të luajë keq. Ne duhet të japim intensitet dhe mos të krijojmë shumë hapësira për ta. Ky do të jetë një test shumë i mirë, për mua dhe për lojtarët.

Nuk është ndeshje PSG-Arsenal, por është Shqipëria dhe ne duhet të krijojmë ADN në bazë të lojtarëve tanë. Nëse një trajner mban të sigurt dhe konsideron si absolut, nuk mund të evolojë. Unë i vë në diskutim idetë e mia gjithmonë. Futbolli ka ndryshuar, por edhe lojtarët në vitet e fundit. Ajo që mua më pëlqen, është që skuadra kur del në fushë, të bazohet te karakteristikat e lojtarëve dhe të mbyllë ndeshjen me rezultat pozitiv. Çdo skuadër ka vështirësitë e veta, por duhet t’i fshehësh. Ajo që kam thënë edhe në konferencën e parë, më pëlqen të kem skuadër agresive që mban topin. Ndaj Izraelit do të jetë e vështirë, sepse fshihet te detajet e posedimit të topit të skuadrës kundërshtare. Unë dua që skuadra jonë të jetë me kurajo dhe personalitet në fushë”, tha Maran. /Sport Ekspres/