Altin Lala është jo pak i frikësuar për gjithçka po ndodh me ndikimin e politikës në zgjedhjet e FSHF, ku kulmoi me vendosjen e trit.olit në shtëpinë e Armand Dukës. I ftuar në emisionin “Sport Magazine” që transmetohet në “Ora News” dhe e moderuar nga Drilon Xhepollari, Lala është pyetur nëse mund të kandidojë si presidenti i ri i FSHF. Përgjigja ishte e pastër dhe e qartë: “Në Shqipëri është shteti që bën ligjin, jo ligji-shtetin siç duhet të jetë”. Një thirrje kjo nga një figurë legjendë e Kombëtares për politikanët që duhet të largohen për të mos baltosur edhe topin e futbollit.
“Të më jepni parat e botës dhe nuk vi. Ato streset që ka Duka aty, unë nuk do të doja t’i kisha. Është si një fëmijë i vogël që duhet rritur, i gjithë ky proces. Unë mendoj se Duka do të gjej momentin e duhur për t’u larguar nëse fiton edhe këto zgjedhje. Nuk është e thënë se duhet të jesh futbollist për të kandiduar për president të FSHF, duhet të jesh i aftë në menaxhim. Për më tepër se Shqipëria është vend i vështirë. Në Shqipëri është shteti që bën ligjin, ndërsa në Gjermani është ligji që bën shtetin”, tha Lala. /Sport Ekspres/