Më i mirë se Icardi? Ironia e Wanda Nara: Lukaku do e shohë Champions-in nga TV

Interi po kalon një moment të mirë në Serie A, ku udhëheqin së bashku me Juventusin, ndërsa Lukaku ka ndihmuar në këtë drejtim me golat e shënuar për zikaltrit. E pyetur nëse Lukaku është më tepër lojtar ekipi se sa Icardi, bashkëshortja e këtij të fundit, Wanda Nara, nuk e pranon aspak këtë gjë. Nara shprehet se Lukaku duhet të tregojë veten në ndeshje të mëdha, ndërsa mungesa e golave të tij në Champions bën që ta shohë fazën tjetër nga TV, ndryshe nga Icardi.

“Do të ishte mirë ta shihnim Lukakun edhe në ndeshje të mëdhaja. Ai nuk ka shënuar në Champions League, kështu që do e shohë fazën me eleminim nga TV. Numri i fundit 9 shënoi afërsisht 150 gola për Interin.

Mendoj se Conte është aseti i vërtetë i Interit. Ai e bën ndryshimin. Lukaku u kritikua pas Champions League, ndërsa tani vlerësohet si një fenomen. Jam një tifoze e Interit, por nuk mund ta duroj këtë mungesë respekti sepse po flasim për ish-numrin 9 dhe unë jam këtu”, ka thënë Wanda Nara./Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online