Më hapur se kurrë, Halili: Ze Maria tha “therreni” djalin e presidentit, do tremben të gjithë

Refik Halili ka folur më hapur se kurrë për situatën te Tirana. I ftuar në “Zona Gol”, presidenti i bardhebluve ka folur mbi trajnerët që kanë pasur këtë klub më herët. Më konkretisht është prekur koha kur ka qenë në krye Ze Maria, që si shembull ka bërë Grent Halilin.

“Juli erdhi dhe vendosi skema siç do Juli. I bënte skemat në bazë të mendimeve të tij dhe morëm 5 pikë në 5 ndeshje. Unë shikoja që ekipi rrinte shumë mbrapa. Ne duam të luajmë futboll dhe nuk duam të rrimë mbrapa: “Kur do ta hamë golin?”. T’i themi gjërat troç. Trajnerët e Tiranës i kanë bërë gjërat siç i kanë dashur. Ahmataj nuk më tha asnjëherë se ishte i pakënaqur apo që puna nuk i ecte mirë. Qendronte i qetë, por pastaj mora vesh që kishte dhënë dorëheqjen.

E për çfarë? Në fakt nuk e kuptoj, pasi ju kishit disa njerëzit tuaj dhe këtu po flas për drejtues të lartë (drejtuar Supersport) që e kërkonin Ahmatajn te Tirana. Dua të kujtoj pak edhe kohën e Ze Marias. Ai ka thënë hapur që “therreni” djalin e presidentit që të tremben të gjithë pastaj. Kurrë nuk kam reaguar, asnjëherë, pasi klubi ka më shumë rëndësi”, ka thënë Halili. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online