Derbi i kryeqytetit do të luhet ditën e nesërme në “Air Albania”, por klubi i Partizanit ka nisur të thumbojë kundërshtarët që një ditë para. Të kuqtë kanë shpërndarë në faqen e tyre zyrtare në “Instagram” edhe një video të shkëputur nga filmi shqiptar “Shoku ynë Tili”.
“Në stadium. Po ç’e do, kot që vajtëm. Hëngrëm dru si herët nga Partizani”, janë fjalët që thuhen në këtë video. Kështu klubi i Partizanit ka ironizuar kundërshtarët e tij më të mëdhenj, të cilët kanë 5 vite që nuk njohin fitore në këtë derbi./Sport Ekspres/