Kristjan Asllani i ka bërë një mesazh të qartë Inzagit se mund të luajë si titullar në nivelet më të larta të futbollit. Mesfushori bëri paraqitje të kënaqshme në takimin kundër Polonisë nga minuta e parë.
Por mesa duket, Asllanin e pret fanella e titullarit edhe te Interi. Mediat në Itali raportojnë se lojtari shqiptar mund të jetë në fushë në ndeshjen e radhës, atë me Fiorentinën. Pas dëmtimit të Calhanoglu do të ketë më shumë hapësirë për Asllanin që tani e ka rritur besimin te vetja. /Sport Ekspres/