“Më falni z. Southgate, jeni i çmendur”! Prestigjozja gjermane i kundërvihet trajnerit: Mos ke parë shumë filma me Churchill?

Deklaratat e Gareth Southgate nuk janë pritur mirë në Gjermani. Trajneri i “tre luanëve” pranoi hapir se në fitoren 2-0 kundër “pancerave” luajti një rol të madh motivimi, historia për faktin se Gjermania e Hitlerit në Luftën e Dytë Botërore tentoi të pushtonte ishullin britanik, po këta të fundit nuk e lejuan.

Kjo është parë e patolerueshme nga prestigjozja gjermane “Bild”, e cila i kushton Southgate një artikull që hapet me titullin: “Më falni zoti Southgate, ju jeni i çmendur”!” Bild” nuk e mohon kurrsesi historinë, por duket e papranueshme që ajo të përfshihet mes dy vendeve pas shumë dekadash, e aq më tepër në një kompeticion futbolli.

“Si kujtesë, Mister Southgate: Armiqtë e Churchill ishin Hitleri dhe Göring – jo Thomas Müller dhe Manuel Neuer. Vështirë se ndonjë nga spektatorët në raundin e 16 në stadiumin Wembley pa fundin e luftës 76 vjet më parë.

Mos harroni, Mister Southgate: Trajnerët gjermanë Klopp dhe Tuchel siguruan triumfet e fundit të futbollit anglez në Evropë. Pse jo? Ne jetojmë në vitin 2021, jo në vitin 1945.

Na vjen keq, Mister Southgate, ju jeni i çmendur! Çfarë ju shtyu të bëni këto deklarata? A keni parë shumë filma të Churchill në kampin trajnues dhe tani dëshironi të bëheni Britaniku i dytë më i madh i të gjitha kohërave? Të ka kapur dehja kombëtare? A keni menduar për gjyshin tuaj, i cili shërbeu në Marinën nën Churchill?

S’ka rëndësi! Ne gjermanët, që u eliminuam me të drejtë, duhet të presim një finale të shkëlqyeshme. Nëse Anglia fiton, varet nga Sterling dhe Kane, jo nga lufta”, shkruan ndër të tjera media prestigjoze “Bild”./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *