“Më dhanë një statistikë që Milani ka 5% shanse për të fituar Europa League-n”, Pioli: Do ta përdor për të motivuar lojtarët

Milani mori një fitore mjaft të rëndësishme mbrëmjen e sotme. Kuqezinjtë mposhtën Rennes me shifrat 3-0, duke qenë më të qetë për ndeshjen e kthimit të fazës “play off” në Europa League. Pioli ka thënë në konferencën për shtyp pas përfundimit të sfidës se stafi e njohu me një statistikë jo pozitive, sipas së cilës kuqezinjtë kanë vetëm 5% shanse për të ngritur lart këtë trofe. Një statistikë që do ta përdorë për të motivuar lojarët.

“Ne kemi përfituar një avatazh të mirë dhe ata duhet të bëjnë një punë të mirë (për t’u kualifikuar). Por futbolli mund t’i ndryshojë gjërat në çdo çast. Pak para ndeshjes stafi im më dha një statistikë sipas së cilës Milani ka 5% shanse për të fituar Europa League-n. Unë do ta përdor për të motivuar lojtarët e mi”, ka deklaruar ndër të tjera Stefani Pioli./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *