Mbyllet takimi mes presidentit Spinelli dhe Tramezani, dy figurat “e zhdukura” te Shqipëria bëhen gati

Të reja të fundit po vijnë nga Italia sa i përket çështjes Tramezani dhe Livornos. Shumë konkurrencë ka ish-ndihmësi i De Biazit kur ishte te Shqipëria, por që ka arritur t’i mund në një farë mënyre. Takimi mes presidentit të Livornos, Aldo Spinelli, ka përfunduar me Tramezanin.

Drita jeshile dhe përfundimet pozitive ka pasur nga kjo bisedë, ndërsa palët kanë rënë dakort për mbylljen e sezonit aktual, me rinovimin për një tjetër vit nëse arrijnë që të mbijetojnë pasi gjenden në vendet e fundit. Por fillimisht duhet t’i gjendet zgjidhja kontratës me APOEL, atje ku tekniku italian ka drejtuar më herët.

Mediat në Itali kanë raportuar se Tramezani do të marrë edhe dy lojtarë shqiptarë me vete, që te Kombëtarja janë figura të humbura. Bëhet fjalë për Shkëlzen Gashin dhe Arlind Ajetin, që do t’i bashkohen misionit për shpëtimin e Livornos. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online