Flamurtari mund të merrte përkohësisht kryesimin e kampionatit në Kategorinë e Parë. Vlonjatët vinin pas rezultateve positive në kohët e fundit dhe kërkonin triumfin në “Roza Haxhiu”. Megjithatë kjo përballje është mbyllur në shifrat 0-0.
Me rrjeta të paprekura ka përfunduar ndeshja që nuk dhuroi shumë emocione. Tashmë Flamurtari mbanin vendin e parë me Dinamon, Korabin dhe Tërbunin, por me një ndeshje më tepër të zhvilluar. Nga ana tjetër Lushnja qëndron shumë pranë zonës së ftohtë. /Sport Ekspres/