Në “Ora Sport” ka pasur një sondazh sa i përket sportistit më të mirë të vitit 2021. Gara ka qenë e fortë mes Armando Brojës, Alban Beqirit dhe Briken Caljas. Në fund fituesi nga votat e tifozëve është shpallur sulmuesi i Southamptonit.
Ky i fundit ka rrëmbyer zemrën e shqiptarëve mes golave të shënuara me Kombëtaren dhe Southampton. Nga ana tjetër e gjitha kjo tregon se për shqiptarët vazhdon të mbetet futbolli si sporti më popullor, pasi Calja ishte kampion botë në peshëngritje.
Në vendin e parë doli Armando Broja, ndërsa në dytin Alban Beqiri që mori medalje në Beograd, pas tij renditet Briken Calja dhe katër më të mirët i përfundon Florian Marku. /Sport Ekspres/