Vedat Muriqi do të përballet këtë fundjave me Selta Vigon në kampionat. Sulmuesi shqiptar është një ndër më të mirët e La Liga-s dhe Joseph Aidoo-s do i lindë detyra ta mbajë sa më larg zonës së rreptësisë.
Mbrojtësi i Selta Vigos po kalon një sezon mjaft të mirë me skuadrën spanjolle dhe duket se nuk i trembet Vedat Muriqit. Në një intervistë të dhënë, Aidoo vlerëson “piratin” shqiptar, por e paralajmëron se po vjen në “strofkën e luanit”.
“Muriqi është sulmues i mië dhe i fortë, por po vjen në strofkën e luanit. Jam në një moment të mirë, por po shpresoj për më të mirën”, ka thënë Joseph Aidoo./Halit Delibashi-Sport Ekspres/