Kevin O’Konor është një mbrojtës irlandez 22-vjeçar, i cili prej këtij sezoni aktivizohet në divizionin e dytë anglez, te Prestoni.
Në Angli nuk është një emër fort i njohur, por ditët e fundit ai ka pushtuar faqet e gazetave në një histori të veçantë.
Me 1 janar Prestoni humbi në shtëpi ndaj Midëllsbrout, por O’Konor nuk e dinte që kishte një arsye të madhe për të festuar. Xhaxhai i tij i kishte bere dhuratë një biletë lotarie kombëtare dhe pa e ditur, futbollisti kishte fituar 1 milion euro!
Ky është fillim i mbarë i vitit!