Mbrojtësi i Liverpulit e sheh të tepruar: Atletiko festoi sikur u kualifikua me ne, por do vijnë në Angli

Mbrojtësi i Liverpulit, Robertson, e ka parë të tepruar festën e Atletiko Madridit pas fitores me rezultatin 1-0. Kështu sipas lojtarit të ekipit anglez, spanjollët e kanë përjetuar këtë triumf si të ishin kualifikuar, duke harruar për ndeshjen e kthimit.

Ky ishte komenti i Robertson, që menjëherë pas përfundimit të takimit, është shprehur në mikrofonin e “BBC”:

“Ne i kemi dhënë kundërshtarit fillimin më të mirë të ndeshjes, me atë gol që mund të evitohej lehtësisht. E dimë se mund të bëjmë edhe më mirë sesa kaq. Kemi një ndeshje të dytë për t’i rregulluar këto gabime. Ata festuan sikur të na kishin kaluar ne dhe të ishin kualifikuar pas ndeshjes. Por do të vijnë në Angli dhe atje e dimë se do të kemi gjithë tifozët me ne”, ka thënë Robertson. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *