Mbrojtësi i Dinamos së Kievit, Jevhen Kaçeridi, foli pas ndeshjes kundër Skënderbeut, duke u ndalur te paraqitja e dobët në pjesën e parë dhe duke pranuar se skuadra e tij e kishte nënvlerësuar Skënderbeun.
“Në pjesën e parë u kapëm në befasi, por rëndësi ka që fituam dhe morëm 3 pikë të rëndësishme. Para pushimit Skënderbeu luajti mirë dhe disa nga ne po luanin shumë keq, ishte një ndeshje shumë e vështirë.
“Gjatë pushimit trajnerët na folën dhe na kërkuan llogari, sepse gjithçka ishte shumë e ngadaltë dhe e ngathët. Ndoshta e nënvlerësuam kundërshtarin, shpresoj që kjo të mos ndodhë më. Filluam të luanim më shpejt dhe dha rezultat, sepse u bë më e lehtë për ne”.
Kaçeridi pati një grindje të vogël me Mbokanin për penalltinë: “Po, dëshiroja ta gjuaja unë, kisha shënuar dy të tilla nga dy që provova në stërvitja, por Mbokani nuk më la ta gjuaja. Gjithsesi, nuk ka problem, rëndësi ka që ai shënoi”.