Irlanda e Veriut po luan kundër Kosovës në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve. Aktualisht rezultati është ende 0-0, ndërsa Milot Rashica humbi një rast të mirë për të kaluar në avantazh dardanët.
Por kjo përballje ka nisur me një minutë heshtje. Arsyeja ishte ndërrimi i jetës së Mbretëreshës Elizabeth II, që vazhdohet të nderohet në këtë mënyrë edhe në botën e sportit. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/