Mbrëmje e çmendur edhe në Europa League: katastrofë e Lacios, spektakël i Marsejës

Ashtu si Champions League, edhe Europa League ka dhuruar spektakël këtë mesjavë. Dështim kolosal i Lacios në Salcburg, ku është mundur 4-1 dhe është eliminuar nga kompeticioni që konsiderohej shumë i rëndësishëm për klubin italian.

Pas fitores 4-2 në Romë, Lacio rezistoi mirë dhe në minutën e 55-të shënoi me Imobilen, gol që praktikisht mbyllte gjithçka. Megjithatë, më pas nisi çmenduria, sepse në 20 minuta Salcburgu shënoi 4 gola dhe siguroi kualifikimin e pabesueshëm.

 

Spektakël edhe në Francë, ku Marseja përmbysi humbjen 1-0 pësuar në Lajpcig, duke fituar 5-2. E nisi duke pësuar gol që në minutën e dytë Marseja, por në minutën e nëntë kryesonte 2-1 dhe shkoi në pushim në avantazhin e dy golave. Betejë e hapur deri në fund, sepse në minutën e 55-të Lajpcigu shkurtoi në 3-2, por Paje në minutën e 60-të shënoi golin e kualifikimit dhe Sakai në shtesë mbylli llogaritë.

 

Sportingu futi në siklet të madh Sportingun, sepse fitoi 1-0 në kthim, me golin e Monteros në minutën e 28-të, duke bërë që për një orë portugezët të luanin për golin që do e çonte ndeshjen në shtesë. E pamundur, mbrojtja e Atletikos nuk u thye më, por shumë frikë për skuadrën e Simeones.

Frikë edhe për Arsenalin, që për pak e katranosi në Rusi, ku pas 50 minutash CSKA kryesonte 2-0 dhe i duhej edhe një gol për të përsëritur Roma-Barcelona. Megjithatë, Uellbek në minutën e 75-të shoi shpresat e rusëve dhe Ramsej në shtesë shënoi golin e barazimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *