Qeveria e re e futbollit shqiptar, dekretuar bë zgjedhjet e zhvilluara në fillim të këtij muaji, ka nisur punë zyrtarisht sot, më mbledhjen e pare te Komitetit të ri Ekzekutiv, ku në fakt ka pak emra të rinj.
Komiteti Ekzekutiv i FSHF gjatë mbledhjes së sotme, ndër të tjera ka miratuar edhe çmimet e biletave për ndeshjen miqësore të 26 marsit me Norvegjinë që do të luhet në “Elbasan Arena”, takim i planifikuar kohë më parë, ku ekipi përfaqësues nën drejtimin e trajnerit Kristian Panuçi do të ketë një tjetër test. Sipas tabelës së miratuar, më poshtë janë edhe çmimet. Në një njoftim të dytë do të publikohet edhe nisja e shitjes së tyre. Çmime të përballueshme për të gjithë në disa sektorë, çmime paksa të larta diku tjetër dhe natyrisht çmime për milionerët e Shqipërisë në tribunën VIP.
ÇMIMET E BILETAVE PËR SHQIPËRI-NORVEGJI
Tribunat Çmimi
Tribuna VIP 6.000 leke
Tribuna B3, A2, A3 4.000 lekë
Tribuna B2, B3, A1, A5 3.000 leke
Tribuna B1, B5 2.000 leke
Tribuna E 1.000 lekë
Tribuna D, F 700 lekë
Tribuna C1, C3, G1, G3 500 lekë
Tribuna C2, G2 300 lekë