Maradona u nda nga jeta në 25 nëntor 2020, duke lënë një plagë të thellë për sportdashësit anembanë e botës. Të gjithë lojtarët u sensibilizuan në rrjete sociale, ku shprehën dhe ngushëllimet e tyre për familjen e legjendës argjentinase. Një prej tyre ishte dhe 5 herë fituesi i Topit të Artë, Kristiano Ronaldo, i cili publikoi në Instagram një foto mes tij dhe Diego Armando Maradonës, me mbishkrimin “Unë i them lamtumirë një shoku, ndërsa bota humb një gjeni të përjetshëm. Ai u largua shumë shpejt, por askush nuk do ta harrojë Maradonën.”
Me këtë publikim, Kristiano Ronaldo theu një rekord për vitin 2020, teksa foto e tij është parë mbi 19.5 milionë herë. Kjo shifër nuk ka pasur një reagim tjetër më të madh, qoftë sportive ose të një tematike tjetër. Gjithashtu portugezi arrin një tjetër sukses në Instagram, pasi arrin numrin e 250 milionë ndjekësve në profilin e tij zyrtar. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
View this post on Instagram