Gjithçka është mbyllur mes palëve dhe në ditët në vijim pritet të kryhet edhe zyrtarizimi. Arinaldo Rrapaj do të transferohet te kampionët e Bullgarisë. “Mach Telegraf” bën me dije se Rrapaj ka arritur marrëveshjen me Ludogoretz-in.
Megjithatë, media në fjalë shton se lojtarit të Partizanit i duhet të presë për të qenë pjesë e ekipit. Rrapaj me shumë mundësi do të huazohet për të pasur më tepër minuta në këmbë, pasi konkurenca për një vend titullari është e madhe. Gjithsesi ecuri e tij gjatë huazimit do të ndiqet me kujdes, sepse lojtari shqiptar është një investim i rëndësishëm pë të ardhmen./Halit Delibashi-Sport Ekspres/