Mbështetje për futbollin edhe në zonat rurale, FSHF organizon aktivitetin me fëmijët në Divjakë

Futboll për të gjithë. Futboll për fëmijët, femrat dhe zhvillimin. Ky është qëllimi dhe synimi ynë. FSHF ka vendosur si prioritet zhvillimin e futbollit të fëmijëve dhe të femrave në strategjinë e saj. Në këtë kuadër, Federata e Futbollit ka zhvilluar një aktivitet me fëmijët në Divjakë, me qëllimin për të masivizuar futbollin jo vetëm në qytete, por edhe në zonat rurale të Shqipërisë.

Të pranishëm në event ishin përfaqësues të FSHF-së, ndërkohë që rreth 30 fëmijë, vajza dhe djem, të cilët frekuentojnë shkollën e Çermë Shkumbin, u angazhuan në ushtrime dhe ndeshje mes njëri-tjetrit. Shumë prindër kanë ndjekur nga afër aktivitetin e zhvilluar në ambientet sportive të shkollës dhe interesi për të shijuar lojën e bukur të futbollit ka qenë i madh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online