Shqipëria do të përballet mbrëmjen e nesërme me Republikën Çeke. Kuqezinjtë do të synojnë revanshin përballë çekëve, të cilët janë kryesuesit e grupit. Silvinjo është paraqitur sot në konferencë për shtyp, ku i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.
“Ata kanë një pikë avantazh nga të gjithë. Por jemi të gjithë aty. Gjithçka mund të ndodhë. Ka një mundësi të mirë nëse ne japim 100%. Ata kanë një pikë më shumë, por ne kemi tifozët tanë. Është skuadra me të cilët kemi luajtur më shumë në këto 2 vite. Kemi humbur, kemi barazuar dhe kemi fituar. Nesër mund të ndodhë gjithçka. Trajneri i tyre është shumë inteligjent. Janë shumë lojtarë të fortë dhe fizikë. Ne duhet të bëjmë lojën tonë.
Duhet shumë shpirt dhe zemër në fushë nga ana jonë. 2-3 lojtarë kanë një problem fizikë. Do të shohim nesër. Uzuni nuk është një “9”-sh, por një sulmues i dytë. Është një lojtar që shënon dhe na intereson shumë. Nesër do të vendosim. Nesër nuk duhet të kemi frikë. Duhet të hyjmë në fushë dhe të japim gjithçka. Mbase mund të bëjmë një nga ndeshjet më të mira të vitit e fundit. Nuk është momenti për t’u ankuar për dëmtimet. Kemi shumë tifozë. Presidenti thotë që vijnë 22 mijë, por unë mendoj që vijnë më tepër, vijnë 25-26 mijë. Uzuni? Është e vërtetë që bën më shumë rolin e sulmuesit të dytë. Do të mundohemi të marrim më të mirën nga ky lojtar. Uzuni e ka nisur me ne si sulmues anësor. E kemi parë bashkë me të që është më tepër brenda fushës. Për fat të keq, sepse ka një fizik shumë të mirë”, ka deklaruar Silvinjo./Sport Ekspres/